Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar marrëveshjen për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
200 të burgosur shqiptarë të cilët vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë dhe Uells prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në Shqipër brenda dy viteve për të kryer pjesën e mbetur të dënimin në burgjet shqiptaret.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë angleze mësohet se do të jetë pala britanike ata të cilët do të paguajnë kostot e të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.
Ky vendim ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë, Lord Ballamy KC tha në Parlament se burgjet janë tejmbushur dhe kapaciteti ka shkuar deri në 99%.
Duke folur me kolegët, ai tha se Qeveria është e shqetësuar për rritjen e popullsisë së burgjeve dhe se si ajo po i afrohet kufirit të saj të sipërm.
Ministria e Drejtësisë tha se marrëveshja e re do të “lirojë” hapësirën e burgjeve në Angli dhe Uells dhe do të dyfishojë numrin e shkelësve pa nënshtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar të hequr çdo vit.
Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha: I jam mirënjohës homologut tim shqiptar, Ulsi Manja, për përpjekjet e tij për të formuar partneritetin tonë në rritje për çështjet e drejtësisë. Publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve. Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë është një pjesë thelbësore për ta bërë këtë të mundur.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, mësohet t’i ketë thënë se kjo marrëveshje e re demonstron partneritetin e fortë midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj shqiptare.
“Dy vjet pasi u ratifikua marrëveshja për transferimin e të burgosurve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, ne kemi përfunduar një marrëveshje teknike nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet.
Në thelbin e tij, çdo të dënuari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar do t’i jepet mundësia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, pranë familjeve të tyre, ndërkohë që shtojmë përpjekjet tona për të siguruar modernizimin e sistemit penitenciar shqiptar”, tha ai.
Ndërmjet 27 prillit 2021 dhe 27 prillit 2023, Anglia riatdhesoi 112 të burgosur sipas marrëveshjeve për transferimin e të burgosurve.