MENU
klinika

Krijohet radhë në pikën kufitare

Një ditë para zgjedhjeve në Greqi, fluks në Kapshticë

20.05.2023 - 12:41

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare greke, pika e kalimit në Kapshticë, nga ana greke ka pasur fluks dhe radhë të gjata.

Duket se zgjedhjet parlamentare kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve, ndërkohë që raportohet se 50 automjete momentalisht po presin në radhë, për shkak të sporteleve të pakta nga ana e doganës greke.

Fluks paraqitet edhe në doganën shqiptare, edhe pse aty po punohet me kapacitet maksimal dhe nuk paraqiten radhë të gjata.

Në zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në Greqi, llogaritet që të kenë të drejtë vote më shumë se 120 mijë shqiptarë, edhe pse për këtë nuk ka një shifër zyrtare. Si kandidatë për një vend në parlamentin grek kandidojnë dhe 7 shqiptarë, të cilët kryesisht i përkasin moshave të reja, dhe janë të lindur nga prindër shqiptarë në shtetin fqinj.