Muzikali francez “Notre Dame de Paris” do të ngjitet sot në një nga skenat më të mëdha, stadiumin “Air Albania”.
Trupa ndërkombëtare do të luajë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e luan këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Në një konferencë për shtyp, këngëtarja Elhaida Dani tha se, “do të jetë një natë e paharrueshme, kështu që shijojeni këndoni bashkë me ne, na duartrokisni muzikën sepse do jemi gjithë stadiumi, Shqipëria një”.
Këngëtarja Elhaida Dani shprehet se, “artistikisht të luaj rolin dhe të fitoj audicionet për të luajtur Esmeraldën ka qenë një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.
Kompozitori Riccardo Cocciante tha se, “ky është një vend që e meriton është një vend që ka jetuar me një të shkuar të vështirë më parë me pushtimin italian gjithashtu, pastaj me një diktator dhe tani po hapet është një vend që mbase më në fund fillon të jetojë. I thamë vetes mbase është momenti që “Notre Damme” të vij në Shqipëri”.
“Elhaida ka një zë fantastik, një amplitudë fantastike zëri dhe gjithashtu ndjenjë”, tha Cocciante.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiwan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.