MENU
klinika

“Kandidatët bënë fushatë lirisht”

OSBE publikon raportin paraprak: Zgjedhjet ishin paqësore, por nuk munguan ndërhyrjet partiake!

15.05.2023 - 15:45

Drejtuesja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka prezantuar raportin paraprak të misionit që drejton dhe që ka për qëllim vëzhgimin e zgjedhjeve, duke e konsideruar “14 Majin” si përgjithësisht paqësor. Sipas Glover, fushata ishte e qetë, por nuk kanë munguar ndërhyrjet partiake.

“Kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht”, u shpreh ambasadorja, ndërsa shtoi se garuesit nuk u ballafaquan në debat me njëri-tjetrin, por zgjodhën të reagonin herë pas here në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Këto janë zgjedhjet e 16 që ODIHR vëzhgon në këtë vend dhe ekipi bërthamë përbëhet nga 14 ekspertë nga 12 shtete. Një javë pas mbërritjet së ekipit bërthamë, misionit ju bashkuan 24 vëzhgues afatgjatë. U bashkuan edhe vëzhgues të tjerë afatshkurtër. Ishin afro 250 persona që vëzhguam votimet.

“Fushata filloi më 14 prill dhe u dominua nga liderët politikë, duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve. Fushata ka qenë kryesisht paqësore, megjithëse pati sulme të forta verbale nga drejtuesit e partive politike. Përveç disa tubimeve të mëdha, fushata ishte e qetë”, tha Audrey Glover.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR tha se u vunë re edhe disa fenomene si votimi në grup apo dhe fotografimi i votës.

“Dita e zgjedhje ishte përgjithësisht paqësore, por u ndikua edhe nga ndërhyrjet partiake, si dhe problemet teknike dhe proceduriale, si votimi në grup dhe fotografimi i votës”, u shpreh ajo. Ky është një raport paraprak që njoftohet në fund të procesit zgjedhor, ndërsa ai final do të jetë pas disa muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rithemelimi” s’regjistrohet në 14 maj nën siglën e PD

Bylykbashi: KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

Intervista/ Yuri Kim: SHBA u skandalizua më 8 Janar

“Non grata” e Sali Berishës, nga DASH, CIA, FBI dhe…”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin