MENU
klinika

Si pritet Shqipëria në qershor!?

Pa Brojën e Kumbullën, por Silvinjos i vijnë përforcime

17.05.2023 - 12:51

Jemi në fund të sezonit sa u përket kompeti cioneve për klube dhe e gjithë vëmendja është te verdiktet që do të dalin në përfundim të kampionateve, si në vend apo edhe në Europë. Nëse e ndalim për një moment këtë vëmendje dhe kthejmë kokën nga përfaqësuesja, rreth tri javë na ndajnë nga grumbullimi dhe nisja e përgatitjeve të Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë kanë përpara dy takime të lehta në letër, por ndoshta më të rëndësishmet dhe më të vështirat sa i përket futjes në rrugën e duhur për të gjetur kualifikimin në Europianin e 2024- ës në Gjermani, shanse këto të cilat u zbehën disi që në fillim pas asaj humbje të pamerituar, deri diku, në Poloni.

Ekipi i Silvinjos do të presë Moldavinë më 17 qershor në Tiranë dhe pas tri ditësh do të përballet me Ishujt Faroe, një transfertë e largët. Patjetër që synimi në këto dy ndeshje janë gjashtë pikët, duke qenë se rivalët janë më të lehtë sesa Polonia dhe Çekia, me këtë të fundit do të përballemi në muajin shtator.

SITUATA E LOJTARËVE- Një tjetër pjesë e rëndësishme për këtë ecuri është edhe situata me lojtarët. Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se Armando Broja dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit brazilian, të dy për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar, ku Broja është drejt rikuperimit, ndërsa Kumbulla sapo ka kryer operacionin në gju dhe pritet të rikthehet në 2024-ën.

Për të prekur këto dy reparte, në pjesën e sulmit shenjë e mirë është që Uzuni, Seferi dhe Cikalleshi po shënojnë rregullisht me ekipet e tyre.

Gjithashtu shpresë japin edhe Jasir Asani dhe Anis Mehmeti, gjithmonë nëse do të jenë sërish në listën e Silvinjos. Po ashtu edhe minutat që Nedim Bajrami po merr te Sasuolo e ndihmojnë futbollistin. Një dilemë është thirrja e Ernest Muçit, i cili mund të jetë një element shtesë përpara.

ALTERNATIVAT- Një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo do të jetë edhe rikthimi në ekip i disa prej lojtarëve që konsiderohen si titullarë, gjithmonë nëse braziliani me vëzhgimet që ka bërë dhe duke i ndjekur nga afër, i sheh ende si të tillë.

Për këto takime në dispozicion janë Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të dy munguan me Poloninë, por gjithashtu edhe Keidi Bare, një pikë e fortë në mesfushën kuqezi.

Problem deri diku mbetet porta, pasi Tomas Strakosha ka pesë ndeshje që nuk grumbullohet, ndërkohë Etrit Berisha është përjashtuar nga Torino dhe stërvitet i diferencuar.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin