Një ditë pas shpalljes së qeverisë teknike në Greqi me kryeministër Giannis Sarmas, sot do të mbahet ceremonia e betimit dhe për të gjithë kabinetin zyrtar.
Kjo qeveri vjen pak pas zgjedhjeve të së dielës që u mbajtën në shtetin helen. Pasi Mitsotakis dhe Tsipras refuzuan mandatin, presidenti vendosi që të krijohej qeveria teknike e cila do të jetë në fuqi deri më 25 qershor.
Siç është përfolur në mediat greke, Greqia ka gjasa të drejtohet në një raund të dytë zgjedhjesh me shumë mundësi në 25 qershor. Këtë radhë do të ndiqet rregullore e zakonshme, do të votohet me listë, (jo për kandidatët e preferuar) dhe do të ketë mandate bonus.
PERBERJA
Kryeministri: Ioannis Sarmas
Ministër i Shtetit: Vasilios Skouris
Ministria e Financave: Theodoros Pelagides
Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve: Eleni Louri
Ministria e Punëve të Jashtme: Vasilios Kaskarelis
Ministria e Mbrojtjes: Alkiviadis Stephanis
Ministria e Arsimit dhe Feve: Christos Kittas
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: Patrina paparrigopoulou
Ministria e Shëndetësisë: Anastasia otanidou
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Pantelis Kapros
Ministria e Mbrojtjes Civile: Charalampos Lalousis
Ministria e Kulturës dhe Sportit: Georgios Koumentakis
Ministria e Drejtësisë: Philippos Spiropoulos
Ministria e Brendshme: Kalliopi Spanou
Ministria e Emigracionit dhe Azilit: Dhaniil Esdras
Ministria e Qeverisjes Dixhitale: Sokrat Katsikas
Ministria e Marinës dhe Politikës Ishullore: Theodoros Kliaris
Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimor: Georgios Tsakiris
Ministria e Turizmit: Ioanna Dretta
Ministria e Krizës Klimaterike dhe Mbrojtjes Civile: Evangelos Tournas
Zëdhënësi i qeverisë: Ilias Siakantaris, gazetar i ERT (radiotelevizionit shtetëror të Greqisë)