MENU
klinika

“Jemi të lumtur dhe krenarë “

Pas Eurovision-it, Albina Klemendi reagon për herë të parë

16.05.2023 - 11:24

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi dhe familja e saj arritën ta përfaqësonin denjësisht Shqipërinë këtë vit në festivalin e madh të Eurovisionit.

Ata erdhën me këngën “Duje” e cila arriti të kalonte në finale ku u rendit në vendin e 22-të duke marrë gjithsej 76 vota.

Pas përfundimit të festivalit madhështor, Albina ka reaguar për herë të parë ku shprehet se mbështetja që i dha publiku bëri të mundur realizimin e misonit të tyre dhe se është një ëndërr e realizuar tashmë.

Postimi i plotë:
“Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision.Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time eshte dhe do te mbetet enderr e realizuar ne menyren me te mirë fale jush!

Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!

Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka çmim as privilegj qe na shmang nga kultura jonë.

Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju!

Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip! Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone. Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë