Interi do të presë Milanin për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. pas fitores në ndeshjen e parë, zikaltërit e kanë gjithçka më të lehtë në kthim.
Për këtë takim, është përcaktuar që drejtësia të vihet nga një gjyqtar francez, i cili është jo pak i njohur për skuadrat italiane. Klement Turpin do të gjykojë euroderbin e së martës dhe në të shkuarën, ka gjykuar 19 herë ekipe italiane nga të cilat janë 6 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje.
Turpin gjykoi edhe Milanin ndaj Portos, në një ndeshje me shumë polemika ku rezultati përfundimtar ishte 1-1. Turpin është një emër i njohur edhe për Shqipërinë, duke qenë se gjykonte në takimin Shqipëri-Poloni, aty ku acaronte jo pak tifozët shqiptarë pasi ndërpreu disa herë ndeshjen duke kërcënuar me humbje në tavolinë.