MENU
klinika

Pjesëtarët e familjes shpëtojnë pa lëndime

Përfshihet nga flakët banesa në Malësi të Madhe

30.05.2023 - 11:43

Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Banesa i përket Zef Gjergjit, ku për fat të mirë pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, po ashtu edhe policia e cila po punon për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri.