MENU
klinika

Vijon seanca në Hagë

Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij

02.05.2023 - 11:44

Në Gjykatën Speciale në Hagë këtë të martë po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Shala edhe këtë seancë po e ndjek online, teksa dëshmon dëshmitari i pestë, i cili po merret në pyetje nga ekipi mbrojtës. Seanca po mbahet e mbyllur për publikun.

Ndryshe, dëshmitari që mban numrin 10, ka dëshmuar edhe gjatë ditës së hënë ku ka folur për shtabin e logjistikës në Kukës, derisa ka pretenduar se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njihej si “Komandat Ujku” në luftën e Kosovës

Arrestohet një tjetër pjesëtar i UÇK-së