MENU
klinika

Policia vihet në ndjekje të 52-vjeçarit

Plagoset me armë zjarri ish kreu i PD-së në Peqin

17.05.2023 - 12:35

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin pas sherrit mes dy persona.

Mësohet se 55-vjeçari Diell Çela është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri pas konfliktit me shtetasin 52-vjeçar Sokol Dehima.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë territorin pasi janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, Sokol Dehimës.

Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.