MENU
klinika

"Oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor"

Plani me 4 pika për zhvillimin e Ballkanit

31.05.2023 - 11:52

Nga Bratislava ku merr pjesë në forumin e sigurisë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi një iniciativë të re për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Është një plan i ri rritje për Ballkanin Perëndimor. Duam ta ndërtojmë mbi progresin e arritur muajt e fundit”, tha Von der Leyen.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se BE-ja synon që të dërgojë disa prej përfitimeve të anëtarësimit të BE-së për njerëzit e Ballkanit Perëndimor që në këtë moment. Plani i ri i BE-së konsiston në katër pika.

“E para, të sjellim Ballkanin Perëndimor më afër Tregut të Përbashkët të BE-së. Së dyti, të thellojmë integrimin ekonomik rajonal. Së treti të përshpejtohen reformat themelore dhe së katërti, të rriten fondet e para-anëtarësimit”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja e KE-së tha se kjo është qasja e re e Bashkimit Europian.

“Ne nuk kërkojmë vetëm nga partnerët tanë që të ndërmarrin hapa të rinj drejt nesh. Gjithashtu, edhe ne bëjmë një hap të madh drejt tyre”, theksoi ajo duke shtuar se qëllimi i përbashkët është përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Në këto kohë të trazuara, ky plan me katër pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.

“Ballkani Perëndimor dhe Unioni po afrohen gjithnjë e më shumë. Ky është rasti për të kapur momentin, për të krijuar një Evropë më të bashkuar”, ka thënë Von der Leyen.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin