MENU
klinika

Me titullin kampion në Serie A

Përralla’ me emrin Amir Rrahmani

05.05.2023 - 11:33

Napoli është zyrtarisht kampion në Serie A për herë të tretë në histori. Pas 33 vitesh nga titulli i fundit, napoletanët me Luciano Spallettin në krye kanë siguruar trofeun e tretë në histori. Një ndër protagonistët e këtij sezoni fantastik për të kaltrit ka qenë edhe Amir Rrahmani.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës ka qenë shtylla e prapavijës për të tijtë, duke u aktivizuar në 25 ndeshje dhe në total ka grumbulluar 2.089 minuta. Veç lojës së mirë, 29-vjeçari ka shënuar edhe dy gola dhe dhuruar një asist. I lindur në Prishtinë, Rrahmani as në ëndrrat më të bukura nuk e kishte imagjinuar se do ishte kampion në Serie A me Napolin.

I dalë nga moshat e Drenicës, Rrahmani në 2010 stërvitej në baltën e Skënderajt në Kosovë, teksa pamjet tregojnë forcën e pasionit dhe këmbënguljes. Jeta dhe karriera sjellin befasi, për mrekullinë titull.

“Përralla” me emrin Amir Rrahmani do merrte jetë në 2013, atëherë kur djaloshi 19-vjeçar do bashkohej me Partizanin në Superligën shqiptare. RNK Split, Dinamo Zagreb dhe Lokomotiva e Zagrebit ishin përvoja kroate që farkëtoi durimin e një kampioni të ardhshëm.

Kalimi në 2019 në Serie A me Hellas Veronën dhe më pas me Napolin në verën e 2020, i hapi rrugë një historie të mrekullueshme që kulmoi zyrtarisht dje me titullin kampion në Serie A. Asgjë nuk ka qenë e lehtë për Rrahmanin, që nga balta e Drenicës formoi kampionin e vitrinave të Italisë. Amir Rrahmani bëhet shqiptari i dytë që fiton titullin kampion në Serie A, pas Naim Kryeziut në 1942 me Romën.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin