Vlora duket se do të jetë një ndër qytetet më të frekuentuara për vizitorët. Operatorët Turistikë duket se këtë vit presin deri në 20-30% më shumë turistë krahasuar me sezonin e kaluar.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se pas kontaktit me operatorë turistike ato kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me akomodimin e turistëve dhe të vizitorëve që pritet të jetë në një numër të shtuar në Vlorë.
Nga të dhënat e deri tanishme thuhet se për shkak të kapacitetit të vogël të hoteleve dhe të komplekseve në Vlorë mund të ketë dyndje turistësh dhe probleme me akomodimin.
Hapja e aeroportit është një tjetër hap që pritet që të sjellë një numër të madh turistësh në qytetin bregdetar.
Gazetari Elton Nikaj ndër të tjera raporton se jo të gjithë plazhet janë gati dhe duket se shkak për këtë sipas autoriteteve është bërë kushtet e paqëndrueshme të motit. Në këtë periudhë që flasim ka shumë plazhe që kanë në funksion të pushuesve.
Një tjetër problematikë është mungesa e fuqisë punëtore dhe e profesionistëve në restorante dhe në bare, dhe një pjesë e operatorëve turistikë po mendojnë që të sjellin punonjës të huaj.
Ka disa hotele dhe komplekse që kanë punonjës të huaj nga vendet e treta, nga India, Pakistani. Lidhja e tyre me operatorët turistikë është përmes agjensive të huaja që sjellin fuqi punëtore, përmes kontratave të pagesës dhe të akomodimit të tyre.