Presidenti i “Katar Sport Investments”, Nasser al-Khelaifi është në bisedime për blerjen e klubit të Sampdorias në Itali. L’Equipe në Francë bën me dije se drejtuesit janë në bisedime për të marrë një përqindje të caktuar të skuadrës nga Genoa, që do luajë edhe dy ndeshje në Serie A pasi sezonin e ri do përballet në Serie B për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.
Al-Khelaifi është presidenti i PSG-së që prej 2011, teksa ka në pronësi edhe klube të tjera. Ai zotëron 22 përqind të aksioneve në skuadrën kryesore portugeze Braga dhe shpreson të zgjerojë më tej perandorinë e tij të futbollit për të krijuar një “portofoli të larmishëm”.
Sampdoria ishte një nga skuadrat kryesore të Italisë në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990. Ata fituan Serinë A në 1991 dhe ishin nënkampionët e Kupës së Evropës vitin pasardhës, duke u mundur nga Barcelona në finale. I njëjti burim konfirmoi gjithashtu se “Fondi i Katarit” është i interesuar të investojë në klubin brazilian Santos, ish-skuadrën e Pele dhe yllin aktual të PSG-së, Neymar, si dhe në skuadrën spanjolle Malaga.