Karlo Ançeloti do të jetë trajner i Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga burimet pranë klubit për prestigjozen spanjolle.
“AS” raporton se Real Madridi priti konfirmimin e teknikut italian me insistimin e Konfederatës Braziliane (CBF) për nënshkrimin e tij.
Ndër të tjera prestigjozja spanjolle ka zbuluar se trajneri do të përforcojë ekipin teksa priten dhe nënshkrime. Njëri do të jetë Joselu, i cili do të zëvendësojë Marianon ndërsa transferimi tjetër do të varet nga vendimi i Benzemasë.
Asensio do t’i japë lamtumirën tifozëve të Real Madridit këtë të diel. Sebajos dhe Naço pritet të rinovojnë, gjë që në mungesë të një njoftimi zyrtar tashmë e kanë bërë Kros dhe Modriç.