MENU
klinika

Njëshi i mimikave “funny”

Princi Louis e ka ndarë mendjen çfarë do të bëhet kur të rritet

12.05.2023 - 10:49

Princi Louis është bërë viral kudo në rrjet për mimikat e tij qesharake.

Pasi së fundmi mori të gjithë vëmendjen në ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III, djali më i vogël i Princit Uilliam dhe Kate Middleton vizitoi një grup sportistësh me familjen e tij për të promovuar fushatën vullnetare “Big Help Out”, e cila në thelb është “detyra” e parë zyrtare mbretërore.

Aty princi i vogël pati mundësinë të provonte marshmellows dhe të pikturonte me duart e tij në mur. Përpos kësaj gjatë një bisede u zbulua edhe se çfarë profesioni do të donte të ndiqte në të ardhmen. Edhe pse sapo ka mbushur 5 vjeç, princi i vogël është i sigurt se çfarë dëshiron të “bëhet kur të rritet”.

Teksa ishte i zënë duke pikturuar në mur, një vullnetar vuri re talentin e tij dhe e pyeti: “A do të doje të bëheshe piktor kur të rritesh?” Princi Louis u përgjigj me besim se do të donte të bëhej pilot luftarak.

Kujtojmë që edhe babai i tij gjithashtu shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore dhe punoi si pilot shpëtimi në Uells menjëherë pas martesës së tij me Kate Middleton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Linja e trashëgimisë në fronin britanik

Ja kush mund të bëhet Mbret pas Charlesit!


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë