MENU
klinika

Studimi i britanikëve

Prishtina, kryeqyteti ku mund të blihet më lirë një shtëpi

22.05.2023 - 09:45

Gazeta britanike DailyMail, duke u bazuar në një studim të kryer së fundmi tregon se Prishtina, është kryeqyteti europian ku mund të blihet më lirë një shtëpi.

Duke bërë një krahasim, çmimi i banesave në Mbretërinë e Bashkuar shkon mesatarisht 294,910 paund, ndërsa në Londër kushtojnë gati dyfish.

Mirëpo, nëse në Britani me këtë çmim mund të blini një shtëpi normale, në Kosovë mund të merrni në super vilë, shkruan gazeta britanike.

Studimi vë në pah se me 250,000 paund në Prishtinë mund të blihet një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre tualete, një garazh dhe kopsht të madh.

Pronat në qytet kushtojnë 577 paund për metër katror, e ndërsa në Londër mesatarisht 8,091 paund për metër katror. Në vendin e dytë renditet Jerevani i Armenisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këmbanat e rënies së inflacionit

Çmimet e ulëta po penalizojnë ekonominë

Dredhitë e Rusisë në garë për të qenë e para

Cilën vaksinë anti-Covid do të zgjedhë Shqipëria?!