MENU
klinika

Stadiumi i ri në Vlorë

Projekti belg zgjidhet fitues!

06.05.2023 - 16:39

Sot në Vlorë u prezantuan projektet për stadiumin e ri. Pas prezantimit të projekteve finaliste, alternativa e studios belge ‘XDGA’ u shpall fituese. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Rama nënvizoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ripërmendi edhe hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë.

“Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’

Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta, sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”- tha Rama. Edi Rama

Konkursi ndërkombëtar quhet “Qendra e re e Vlorës” dhe u prezantua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vijon punën për kontrata me klube prestigjoze të futbollit në botë.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

“Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!”, thuhet në reagimin e Flamurtarit.

Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin