MENU
klinika

PSG e revoltuar ndaj tifozëve

Protesta kundër Messit dhe Neymar

04.05.2023 - 15:25

PSG është përfshirë në një vorbull protestash, me ultrasit e klubit që u mblodhën pasditen e djeshme duke ofenduar në kor Messin, Neymarin dhe drejtuesit e klubit. Mosrinovimi i argjentinasit dhe forma e dobët e brazilianit ka bërë që tifozët të shpërthejnë në protesta dhe ofendime.

Pas dy sezonesh në Francë, Messi nuk do të zgjasë kontratën ndërsa nuk hezituan të ofendojnë në kor duke thirrur: “Messi, bir bushtre”. Veç tij, edhe Neymar e pësoi nga tifozët.

Në lidhje me këtë situatë jo normale, PSG ka reaguar dhe i ka quajtur ofendimet të patolerueshme.

“Paris Saint Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh të ndodhura të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla. Klubi jep mbështetjen e tij të plotë për lojtarët, stafin e tij dhe të gjithë ata që janë në shënjestër nga një sjellje e tillë e turpshme”, thuhet në deklaratën e klubit parisien në faqen zyrtare.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin