MENU
klinika

“Bashkë Fitojmë” nuk kryeson në asnjë

PS fiton në 55 këshilla bashkiakë, PSD maxhorancë në 3 të tjerë

16.05.2023 - 22:15

Partia Socialiste po fiton, sipas rezultateve paraprake edhe në shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë ku u votua në 14 maj.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, PS-ja kryeson në 55 bashki të vendit, në një pjesë të të cilave numërimi tashmë ka përfunduar.

Nga 12 bashki qendër qarku, PS-ja fiton në 10 prej tyre, ndërsa në Kukës nga deri tani janë me mandate të barabarta (me 4)  PS, PAA, dhe PSD.

Në Pukë, Vau i Dejës dhe Malësi e madhe, kryeson Partia Social Demokrate.

 

 

  • foto galeri