MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

PSD e Tom Doshit zbulon koalicionin me PS

08.05.2023 - 10:00

Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi duket se është shumë aktiv në zgjedhjet lokale për qarkun e Shkodrës. Në ditë të ndryshme, Tom Doshi ka kërkuar nga qytetarë të Bashkive të ndryshme që të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste.

Dje, Doshi doli në mbështetje për një fitore të thellë për konfirmimin e Fran Tuci në krye të Bashkisë së Fushë Arrëzit. Madje dhe ka ndarë video nga fushata për Tucin duke dalë hapur në krahun e Partisë Socialiste.

“Sali Berisha më sulmoi tha shtron dreka darka. Buroj nga një familje malësore, që nuk e tjetërson dot Berisha. Tha Berisha hija ime shihet edhe në Fushë Arrëz. Unë kam ardhur prezent, nuk kam çuar hijen time këtu. Kam ardhur për t’i uruar fitoren Franit sot. Kërkojmë një fushatë të qetë sepse Fani ka 8 vjet që është në krye të Bashkisë. Ata njerëz që pretendojnë se bëjnë presion, sepse malësorët bëhen më të egërt kur i cënon. I bëj thirrje kundërshtarëve tanë politikë që të bëjnë një fushatë të qetë. Sepse humbjen e shohin edhe sot mes jush. Ju kërkoj mbështetjen dhe burrat kur e japin fjalën, duhet me e mbajt,”-tha Tom Doshi.

Por në një intervistë të mëparshme  gjithashtu shtoi se PSD është në gara për këto bashki vetëm për Këshillat Bashkiakë.

“Jemi në garë vetëm për këshillat bashkiak, por PSD mbështet kandidatin e PS në Shkodër dhe të gjithë Shqipërinë,”-shtoi ai, duke i ftuar qytetarët që të votojnë numrin 8, që ai ka në fletën e votimit.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin