MENU
klinika

Analiza

Pse u rindez konflikti Francë-Itali?

08.05.2023 - 08:30

Lufta “hidh e prit” midis Romës dhe Parisit po nxehet dita-ditës.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka thënë së fundmi se nuk ka “justifikime” për kritikat e ministrit të Brendshëm francez Gérald Darmanin ndaj politikës së migracionit të Italisë.

Tajani madje anuloi një vizitë të planifikuar në Paris. “Darmanin ofendoi të gjithë italianët, përveç qeverisë dhe kryeministrit”, tha Tajani, duke shtuar se komentet ishin “një goditje me thikë pas shpine nga një anëtar i shquar i qeverisë franceze”.

Më herët të enjten, Darmanin i tha radios RMC se qeveria italiane “e ekstremit të djathtë” e udhëhequr nga kryeministri Giorgia Meloni ishte “e paaftë për të zgjidhur problemet e migracionit”.

Përpara se Tajani të anulonte udhëtimin e tij, ministria e jashtme franceze u përpoq të shuante zjarrin duke bërë një deklaratë ku theksonte se Parisi dëshiron të punojë me Romën për menaxhimin e flukseve të migracionit në Mesdhe.

Migrant ship docks in France as row with Italy escalates | Reuters

“Ne jemi një vend i madh, demokratik, një anëtar themelues i Bashkimit Evropian me një histori mijëravjeçare. Ne kërkojmë respekt, të njëjtin respekt që kemi për aleatët tanë”, shtoi Tajani. Kjo përplasje është e fundit mes qeverisë italiane dhe asaj franceze.

Nëntorin e kaluar, Parisi zemëroi Melonin pasi “pezulloi” planet për të pranuar 3500 refugjatë si pjesë e mekanizmit të zhvendosjes së emigrantëve të BE-së dhe njoftoi përforcime kufitare.

Në shkurt, kryeministrja italiane sulmoi samitin liderëve të BE-së në Bruksel, duke kritikuar homologët francezë që nuk e ftuan atë në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris.

Por marrëdhëniet u duk se u përmirësuan më vonë, ndonëse siç duket, jo për shumë gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN