MENU
klinika

Nga pronat e paluajtshme te kredia

Publikohet pasuria e kryeministrit Kurti

06.05.2023 - 11:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Ai ka thënë se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë eurosh në afat për 24 vite, të maraë në emër të blerjes së banesës.

Nga të ardhurat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga detyra e kryeministrit merr 16,647.69 euro, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.

Nga pronat e paluajtshme te kredia bashkëshortes, publikohet pasuria

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin