Një draft statut u prezantua nga një ekip menaxhues i themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës, ekip ky të cilin e përbënin vetëm serbë, por ky draft, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, nuk është përfundimtar por vetëm i pari.
“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës ka prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtar. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë”, tha Josep Borrel.
Këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta
“Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër, por edhe nëse nuk pajtohen, ata janë pajtuar që të fillojnë negocimin”, tha Borrel, duke shtuar se draft-statuti i Asociacioniti prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme. Ai tha se “palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të jenë të gatshëm për kompromise”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha pas takimit se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin me presidentin serb, ka qenë “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës”. Kurti tha se ai ka propozuar një “draft-vizion” mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
“Në këtë takim pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimin tonë, se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje”, tha Kurti, duke shtuar se ka propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave në Kosovë.
Vuçiq: Kosova refuzon ta formojë Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu?iq, tha nga ana e tij se “Kosova nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj”, tha Vu?iq.
“Në vitin 2015, unë dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Msutafa nënshkruam parimet për Asociacionin dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ata, ose do ta pranojnë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”, shtoi Vu?iq. Ai justifikoi zbatimin në mënyrë selektive të marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke thënë se “edhe Kosova refuzon ta formojë Asociacionin”. Vu?iq tha se për momentin, nuk sheh zgjidhje dhe se “rrugët e tyre u ndanë me shpresën se mund të gjejmë disa përgjigje në ditët në vijim”.
Personat e zhdukur
Në fillim të takimit të së martes në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vu?iq, në prani edhe të shefit të diplomacisë evropiane, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukurgjatë luftës në Kosovë. Përmes deklaratës ata zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve për ndriçimin e fatit të të zhdukurve”.
Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e lokacioneve të varrezave dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, do të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga një janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”. Më tej në deklaratë thuhet e “këtu përfshihen të gjitha materialet, shkrimet, urdhërat, dokumentet, video incizimet, audio incizimet dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër, duke përfshirë edhe ato që cilësohen si të klasifikuara në institucionet përkatëse të të dyja palëve”. Kurti dhe Vu?iq, u pajtuan që palët do të themelojnë dhe punojnë së bashku në një Komision të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Dakordimin për deklaratën e personave të zhdukur, e përshëndeti shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili tha se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë zotuar gjithashtu të pajtohen për hollësitë operacionale në takimin e ardhshëm, që pritet të mbahet në nivel të kryenegociatorëve.
“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar, është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin ndërmjet njerëzve. Bashkimi Evropian pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të mbikëqyr rregullisht përparimin e shënuar mbi këtë çështje”, tha Borrel.
Edhe 24 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave të zhdukur, shumica e të cilëve shqiptar të Kosovës.
Zgjedhjeve e 23 prillit për pushtetin lokal
Në takimin e Brukselit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vu?iq, është diskutuar edhe për situatën në terren dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, shprehu si? tha shqetësimin për gjendjen në veriun e Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit për pushtetin komunal, që u bojkotuan nga votuesit serbë.
“Është e qartë se këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate. Përkundrazi mund të ?ojnë në përshkallëzim dhe të pengojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha Josep Borrell, duke u bërë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje e cila mundëson kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës në veri”, tha Josep Borrel.