MENU
klinika

"Jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin"

Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug!

10.05.2023 - 20:36

Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës në Fier u shpreh i bindur se kjo bashki do t’i paraprijë fitores së gjatë të Partisë Socialiste nga veriu në jug. Ai tha se kandidatët e PS-së janë të vetmit të cilët mund të bëjnë ndryshimin dhe të punojnë drejt së ardhmes.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur me këta honxho bonxho, ne do ecim vetëm përpara. Fieri do t’i prijë sic i ka prirë gjithmonë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

Ne jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin. Nuk jemi më të mirët, nuk kemi rënë nga qielli, por jemi të vetmit që ia dimë punës. Ne jemi të vetmit që dimë si shkohet tek e ardhmja”-tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pas 14 majit i keni duke bërtitur ‘na grabitën zgjedhjet’"

Lushnje/ Rama: Mos votoni maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA!