Vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qytetarëve të Matit dhe Klosit kryesocialisti Edi Rama u tha se maskën e korrupsionit ish kryeministrit Sali Berisha ia çorri Amerika.
EDI RAMA:
Dhe sot që ajo maskë është çjerrë jo nga ne por është çjerrë nga aleati më i madh strategjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, SHBA, dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar, jo vetëm në SHBA, por në gjithë Europën, është e pa konceptueshme dhe është e pakuptueshme sesi ka akoma njerëz të cilët i japin besim, i japin votë. Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve, në emër të asgjëje dhe askujt.
Kandidatët e Sali Berishës i quajti parazitë që duan të përfitojnë nga pushteti dhe jo të zhvillojnë bashkitë ku ata kërkojnë fitoren.
EDI RAMA:
Ata unë nuk i quaj, ata janë thjeshtë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Unë ju siguroj dhe i siguroj atë që të gjithë ata që e kanë përfaqësuar atë të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet e tyre me monarkinë apo kanë pasur lidhjet e tyre me lëvizje jo komuniste, por patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit, mbesat, stërnipërit, stërmbesat e tyre të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ, të cilit aleatët tanë strategjikë i kanë vënë kryq.
Për qarkun e Dibrës, Edi Rama u premtoi qytetarëve investime të shtuara për ta shndërruar në motorr të ekonomisë, kryesisht të turizmit.