Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Becit, si idealin për të drejtuar qytetin. Në fjalën e tij, në mitigun përmbyllës në Shkodër, kryeministri tha se “të djathtët” janë të shqetësuar dhe xhelozë për kalimin e Becit nga përkrahja për Sali Berishën, tek kalimi në PS.
“Beneti si Shqipëria nuk është blu, as mavi, është kuq e zi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë duke votuar për Benetin. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz janë bërë, sikur i kemi marrë të dashurën. U mërzit shumë Beneti, më tha është shqetësuar shumë doktori. I thashë, mua ma thua këtë, unë kam një jetë që punoj për të shqetësuar doktorin. Ça problemi kam unë? Më thotë, Benet pse ike? Ku të kanë kapur? I thashë, thuaji më ka kapur Shkodra, s’ma ka kapur njeri. Benetin e ka kapur një pasion, një ambicie për të bërë Shkodrën, si Vlorën. Tonini është mërzit dhe thotë po fitoi Beneti, ta po m’hikin fondet në Shkodër,”– tha Rama.