MENU
klinika

“Në Elbasan ka dalë Koçi i Teto Ollgës…”

Rama rendit projektet në Belsh: Destinacioni ideal për turistët

01.05.2023 - 12:43

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të Hënë një takim me banorët në Belsh.

Rama u shpreh se në këtë zonë, qeveria ka në plan një sërë projektesh që lidhen me energjinë e rinovueshme, sistemin e ujitjes, bujqësinë dhe turizmin.

“Bukuri të mahnitshme, potencial i mahnitshëm që më besoni vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot ne jemi në një situatë ku brenda një viti vijnë 150 mijë turistë ndërkohë që atëherë jo që s’bëhej fjalë për vizitorë po edhe kush ishte këtu e kishte mendjen të ikte. Ndaluam te Arseni te oazi, një emigrant 18 vjet në Greqi dhe është shumë i kënaqur sepse punon në pronën e vet dhe fiton më shumë sesa si punëtor atje në Greqi. Që të vijnë 3 mijë veta për një vakt këtu llogariteni vetë se si mund të jetë e ardhmja. Këtu ne po ecim me energjinë e rinovueshme, po ecim me sistemin e grumbullimit dhe siç kam dashur që Belshi të bëhet një shembull i Rilindjes Urbane dua dhe do bëjmë çmos që të bëhet një shembull i ndërmarrjes së re bujqësore ku njerëzit bashkojnë forcat.

Secili në tokën e vet, ama të gjithë sëbashku për të prodhur me cilësi. Kjo është një ambicie që ne do ta realizojmë patjetër. Secili sipas sasisë së prodhimit merr të ardhurat e veta. Tjetra që këtu ne duam të bëjmë është gjenerata e re e sistemit të ujitjes, kemi bërë punë të jashtëzakonshme me kanalet dhe duam të kalojmë te uji me tubacion e kështu dhe ujëmbledhësi strategjik i Thanës përdoret në mënyrë racionale.”

Ai nuk la pa ironizuar rivalin politik të Arif Tafanit për bashkinë e këtij qyteti, e po ashtu Luciano Boçin duke i cilësuar ‘zara’ të opozitës.

“Tjetra që ka shumë rëndësi është rritja e pagave në sektorin publik, ne në Prillin e ardhshëm do ta mbyllim këtë proces dhe do të arrijmë në 900 euro pagë mesatare në Shqipëri. Kemi rritur pagën minimale, do e çojmë në 45 brenda mandatit dhe pa e çuar në 60 nuk e kemi bërë detyrën. S’e kemi pasur të lehtë, tërmeti na detyroi që shumë projekte t’i linim për më vonë. Pandemia përsëri na bëri që të shtyjmë gjëra për më tutje, vjen lufta, inflacioni etj etj. Dhe me të gjitha këto prapë se prapë ne jemi në gjendje sot të bëjmë këtë rritje historike të pagave dhe të mbështesim komunitetet.

Unë nuk e di kush është ky i dominosë, po dy njerëz që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit. Shihni Elbasanin se e keni afër, 25 minuta. Aty ka dalë njoni, unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla, po ai është simbol, gjigand, Luluç Boçja, më kujton Kocin, ju kujtohet? Që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemerisi gjithë dynjanë. Ky zotëria e filloi fushatën duke firmosur një kontratë me statusin kryetari i ri i bashkisë.”

Kryesocialisti u shpreh se gjatë verës pritet një kërkesë e lartë turistike e për këtë nevojitet përgatitje e madhe, duke theksuar se Belshi do jetë një nga destinacionet më favorite.

“Duhet të përgatitemi për një kërkesë turistike shumë të fuqishme, sot do bëjmë më shumë ofertë akomoduese dhe më shumë njerëz që vijnë dhe Belshi është destinacioni ideal. Një nga gjërat që ma bën këtë fushatë jo të lehtë, por më të bukur është se kudo ne mund të flasim përmes veprave, fakteve dhe këtu duhet t’i japim fund edhe tifozllëkut politik. Disa janë të djathtë, e disa janë të majtë por kur zgjidhet kryetari i bashkisë duhet të ketë përgjegjësi për t’i dhënë punën njeriut të duhur. Jo për të gjet një lojtar dominoje e për ta vënë kryetar bashkie.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zonat ku kanë avantazh PS dhe “Bashkë Fitojmë”

Si do jetë ecuria e garës në këto 9 bashki