MENU
klinika

Takimi i radhës elektoral

Rama: “Sal-Like” nongrata do marrin Noc Rrokun në Tepelenë!

05.05.2023 - 16:29

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Tepelenë, ku u kërkoi qytetarëve që të votojnë kandidatin Tërmet Peçi për mandat tjetër.

Ai u shpreh se Tepelena e drejtuar nga socialistët është më e zhvilluar se kurrë më parë, ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’.

Rama: Çifti “salikja” vijnë bashkë vërdallë, salike non grada nuk kanë shans më që të japin më shqiptarëve por duhet që të japin llogari për borxhet e gjakut në bulevard dhe për hidrocentralet e vjedhura drejtësia vonon por nuk harron. Ky flamur është i rresektuar si kurrë ndonjëherë më parë në sytë të botës. Të votosh për “Salike” non gradën do të thotë të vendosësh një damkë këtij flamuri.

Mos harroni që Shqipëria drejtoi për pak kohë OSBE, me shtetet që marrin pjesë nga Kanadaja etj. Kjo ndodhi sepse ne i kemi bër vend vetes dhe partnerët e mbështesin Shqipërinë. Si është e mundur që ky flamur të harrohet dhe të vendoset damka e non gratës?

Të votosh për like non gratën nuk ka asnjë vlerë. Çfarë  janë zgjedhjet në Shqipëri? Në 14 maj kush është prind do të votojë se kë do të  marrë në punë që shkolla dhe kopshti për fëmijët e tij të jetë dinjitoze. A nuk është e qartë se kush i shkatërron shkollat. Politikisht, diplomatikisht por dhe lokalisht vota për ata është një votë për të kthyet kazanët e plehrave që rrinë me ditë të tëra dhe qelbin dynjanë, si Shkodra.

Ata duan Bashkitë që të vënë kukulla pa dinjitet që i japin zërin Salikes. Nuk dinë që të  bëjn punë tjetër, por të mbushin autobusin me punonjës  të komunales dhe të thërrasin “Rama ik”. Aq pak sa janë ata, duhet punuar për t’i sjellë në rrugë të mbarë. Ata burra që nuk mbushin ti mbyllin nëpër shtëpia dhe të bëjnë gjellën e të presin gruan të vijë, pasi ka votuar për Tërmetin.