24.05.2023 - 12:24
Kryetari i Gjykatës së Audituesve, Ioannis Sarmas, ka marrë detyrën e përkohshme të kryeministrit të Greqisë, për të përgatitur vendin në zgjedhje të reja që do të zhvillohen më 25 qershor, shkruajnë mediat e huaja.
Sarmas do të pritet nga Presidentja Katerina Sakellaropoulou në orën 13:00 në Pallatin Presidencial, ku sipas Kushtetutës do ti japë detyrën për të mandatuar qeverinë e përkohshme. Kjo lëvizje erdhi pasi të gjithë krerët e partive politike nuk mundet të formonin dot qeverinë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Festuan më shumë se demokratët"
Mitsotakis fitoi zgjedhjet, Tsipras fajëson PASOK
Fillon fushata në Greqi