MENU
klinika

Erdogan ka përballë Kilicdaroglu

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, qytetarët sërish sot drejt qendrave të votimit

28.05.2023 - 10:03

Miliona qytetare turq shkojnë sot në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.

Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Më shumë se 64,1 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata jashtë vendit. Rreth 1,92 milion shtetas turq kanë votuar tashmë në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu për një mandat pesëvjeçar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike përfundoi të mërkurën, ndërsa do të vazhdojë në portat doganore deri në orën 17:00 sot.

Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdogan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.