Luana Vjollca ka nisur punën për projektin e ri reality show-n “Love Island”.
Më herët në drejtimin e emisionit “Zemër Luana”, ajo ndihmoi disa familjeve në nevojë, të cilave përmes nismës së programit iu siguruan ndihma ushqimore për të paktën një vit.
E kjo duket të ketë qenë ëndërr e moderatores Luana Vjollca, e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh e emocionuar dhe e lumtur për këtë mundësi dhe arritje të saj.
“Jam njeriu më i lumtur që me “Zemër Luana” jo vetëm kemi bërë të qeshin familjet shqiptare por edhe i kemi ndihmuar shumë prej tyre me aq sa kemi pasë mundësi.
Shumë familje shqiptare që s’kanë pasë mundësi të sigurojnë ushqimet për fëmijët e tyre për të paktën një vit e kanë të siguruar nga nisma e “Zemër Luana”.
Faleminderit Zot që ma ke plotësuar këtë ëndërr timen”, ka shkruar Luana sipër një video, e cila tregoj stafin e saj teksa shpërndan ndihmat e siguruara.