MENU
klinika

“Walk Free”

Rritet numri i skllevërve modernë

24.05.2023 - 12:42

Numri i skllevërve modernë vlerësohet të jetë rritur ndjeshëm vitet e fundit, sipas Indeksit të fundit Global të Skllavërisë të organizatës për të drejtat e njeriut “Walk Free”.

Sipas indeksit, rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën janë të bllokuar në skllavërinë moderne, 10 milionë më shumë se pesë vjet më parë.

Në rrezik shfrytëzimi, sipas raportit janë njerëzit të detyruar të lënë banesat e tyre për shkak të ndryshimeve klimatike, konflikteve dhe ngjarjeve intensive të motit.

Kufizimet globale për të drejtat e grave, si dhe ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë së Covid-19, gjithashtu e kanë përkeqësuar situatën.

Raporti tha se skllavëria moderne është më e përhapur në Korenë e Veriut, Eritrea dhe Mauritania.

Por, ka edhe shumë njerëz që shfrytëzohen në vendet e G20-ës.

Sipas raportit, janë 11 milionë njerëz që shfrytëzohen në Indi, 5 milionë në Kinë dhe 1.8 milionë në Rusi.

“Walk Free” ishte gjithashtu kritike për importin e mallrave që shpesh prodhohen në kushte të bazuara në detyrim.

Sipas raportit, të ashtuquajturat produkte rreziku me vlerë 468 miliardë dollarë importohen në vendet e G20 çdo vit. Këto përfshijnë produkte elektronike, veshje dhe vaj palme.