08.05.2023 - 09:57
Pas masakrës së shënuar në një shkollë në Serbi, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës, janë marrë masa të menjëhershme.
Bëhet me dije se nga sot në çdo shkollë në Serbi deri në përfundimin e orëve të mësimit do të jenë të pranishëm policët, duke vepruar si masë parandaluese për ngjarje të tjera kriminale.
“Përveç policëve shkollorë, u angazhuan edhe oficerë policie të juridiksionit të përgjithshëm, administrata e policisë rrugore dhe policia kriminale. Theks i veçantë iu kushtua ardhjes dhe largimit të nxënësve dhe gjatë pushimeve,”tha Indira Hamzabegoviç, një oficere e policisë në shkollën e Stari.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës