16.05.2023 - 13:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e djeshëm të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.
Ai deklaroi se pala serbe nuk është e interesuar për zbatimin në tërësi marrëveshjes bazë, por vetëm për nenin shtatë.
“Zbatimi i sekuencuar që na është propozuar nga Lajçak, ne kemi dhënë vërejtjet tona pasi ne kërkojmë që ai të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës”, tha ai.
Krahas kësaj, ai tha se kanë kërkuar nga BE-ja që të largohet fusnota në referimin e Kosovës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Osmani e ashpër me BE-në