MENU
klinika

Duhet të miratohet nga KiE

Serbia përgatit rezolutë për integritetin e Ukrainës

09.05.2023 - 09:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi do të dorëzojë një amendament të një rezolute që duhet të miratohet nga Këshilli i Evropës, e që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Ata thonë se po mbrojnë integritetin e Moldavisë, Gjeorgjisë… Ne kemi shtuar një amendament për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiq për Televizionin Happy të Serbisë.

Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet gjatë këtij muaji në Islandë. Vuçiç tha se nuk do ta ndjekë atë, nëse amendamenti nuk pranohet. Serbia, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Vuçiç tha se Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën e saj evropiane pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por se në marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai, do të punojë më ngushtë me vendet që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare. Me këtë vendim kanë nisur zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës, i cili është dorëzuar në maj të vitit 2022. Serbia përpiqet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, edhe pse me disa marrëveshje të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë./REL

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin