MENU
klinika

Një i ri vret me armë zjarri 8 persona

Serbia tronditet nga një tjetër masakër

05.05.2023 - 09:48

Tetë persona mbetën të vrarë, ndërkohë që të paktën 13 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malldenovc.

Autori është 21-vjeçari Uroš B. Dyshohet se ai ka pasur fillimisht një debat me shokët e tij në oborrin e shkollës në Dubonë rreth orës 23:00. Ai ka marrë armën dhe ka qëlluar një numër të madh personash.

Më pas ai ka hipur në një automjet dhe ka nisur të qëllojë në lëvizje në drejtim të personave të pafajshëm.

Në mes e personave të plagosur ka edhe fëmijë. Kjo është masakra e dytë që ndodh në Serbi në harkun kohor të dy ditëve.

Ditën e martë, një nxënës në një shkollë mori armën e zjarrit dhe qëlloi për vdekje rojen dhe 8 fëmijë të tjerë ndërkohë që disa persona mbetën të plagosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës

A do të dënohet 14-vjeçari në Serbi?