MENU
klinika

Regjistrimi i ri

Shqiptarët “pushtojnë” Serbinë, pakica e katërt më e madhe!

17.05.2023 - 20:00

Regjistrimi i popullsisë në Serbi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në vend, një fakt ky që më parë ishte fshehur.

Shifrat e fundit po interpretohen si dëshmi e faktit që minoriteti kombëtar shqiptar atje është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, siç pohon kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi. Mustafi u shpreh se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, i rendisin shqiptarët menjëherë pas hungarezëve, boshnjakëve dhe romëve. Nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, rezultonte se në Serbi jetonin gjithsej 5.809 shqiptarë, por statistikat e reja shpalosin një panorama krejt tjetër pasi tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh.

Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, ndaj edhe nuk dihej numri real i tyre.Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik. Një tjetër arsye për këtë ishin edhe problemet e pazgjidhura dhe detyrimet e  paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonat ku ata jetojnë.

Megjithatë, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar. Mustafi thotë se numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare përcakton dhe ndikon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre.

“Në rastin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, kjo nënkupton pjesëmarrjen e duhur të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore, përkatësisht përfaqësimin e tyre proporcional në polici, gjyqësor, arsim, shëndetësi, doganë, ndërmarrje publike… gjë që nuk po ndodh tani”, nënvizon ai.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, ankohen për diskriminim, por autoritetet serbe e mohojnë një gjë të tillë.

Para fillimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, paralajmëroi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, ku edhe jeton numri më i madh i shqiptarëve./REL

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin