MENU
klinika

Dy ditë pas përleshjeve me policinë e Kosovës

Si paraqitet situata në komunat në veri

28.05.2023 - 10:48

Policia e Kosovës tha se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se situata në veri është e qetë dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.

Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe

Policia përdori shok-bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve.

Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri. Disa makina policie u dogjën, ndërkaq pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre që kryetarët e rinj të veriut të hynin në zyrat e tyre.

Por, faktori ndërkombëtar e cilësoi shkuarjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga “veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se këto veprime do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe SHBA-Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 6 pikat e Kurtit për Asociacionin te qëndrimet e opozitës

Debatet dhe përplasjet në Kuvendin e Kosovës

Artan Fuga: Shqipëria jo vend mysliman! Rama ngatërroi gjithçka

“Kurrë s’kam hequr një vajzë universitare nga shkolla meqë ishte e mbuluar”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!