MENU
klinika

Mos lejoni të ju kapë melankolia!

Si të vishemi në një ditë me shi?

15.05.2023 - 12:35

Nuk ka pse jua prish humorin shiu, gjithnjë nëse nuk futeni në kategorinë e njerëzve që e adhurojnë “motin anglez”.

Është një ditë si çdo ditë tjetër dhe përpiquni ta merrni me pozitivitet. Shiu është thjesht një fenomen natyror. Mos lejoni të ju kapë melankolia dhe këtë gjë ta shprehni dhe në veshjen tuaj duke zgjedhur rrobat më të zymta nga dollapi, apo duke dalë nga shtëpia pa bërë grimin e përditshëm.

Zgjidhni ngjyra dhe gjallërojeni ditën tuaj. Nuk ka pse të jenë pantallonat kodi i veshjes në dite me shi. Zgjidhni fundet e duhura dhe fustanet dhe humori do të ju ndryshojë si me magji.