Kategoria e Parë ka në program këtë të enjte javën e fundit të sezonit, aty ku do shpallet edhe skuadra fituese për edicionin 2022-23. Veç pesë dueleve që morën jetë në 16:00, dueli mes Korabit dhe Besëlidhjes nuk është zhvilluar.
Gjjithçka vjen në një kohë kur lezhjanët janë rrëzuar një kategori më poshtë dhe sezonin e ri do luajnë në të Dytën. Ekipi i Besëlidhjes nuk ka udhëtuar drejt Peshkopisë dhe në këto kushte Korabi fiton 3-0 në tavolinë, pa dalë në fushën e blertë.
Në stadiumin “Korabi”, zyrtarët e FSHF-së dhe arbitrat kanë pritur për paraqitjen e kundërshtarëve, që nuk janë dukur. Kësisoj, Besëlidhja me një sezon katastrofik nuk dënjon të paraqitet në ndeshjen e fundit, duke i vënë “vulën” një sezoni për t’u harruar në Kategorinë e Parë.