MENU
klinika

Gol, dy asiste dhe penallti e fituar!

Sokol Cikalleshi shkëlqen në Arabi

23.05.2023 - 14:55

Sokol Cikalleshi vijon me formën e mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi i Kombëtares dhe Al Khaleej ia doli që të tundte rrjetën, dhuronte dy asiste dhe fitonte penallti për të tijtë, në fitoren 1-4 në transfertë kundër Al Wehda, sfidë e vlefshme për javën e 28-të në kampionatin e futbollit.

Cikalleshi do niste shkëlqimin në të 18 minutë, teksa asistoi për Morato. Me fillimin e pjesës së dytë dhe konkretisht në të 58 minutë, sulmuesi fitoi penallti edhe pas ndërhyrjes së VAR, duke mos gabuar nga 11 metra largësi. Në të 66 minutë sërish kavajasi asistoi për shokun e skuadrës, duke u përsëritur e njëjta skemë.

Me këtë gol, Cikalleshi shkon në kuotën e 10 realizimeve sezonale në kampionat, teksa ka asistuar edhe tre herë. Kujtojmë se pas fundit të këtij sezoni, Cikalleshi do rikthehet te Konyaspor në Turqi, skuadër që zotëron kartonin e lojtarit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin