Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim elektoral në Kavajë, ku iu ka bërë thirrje që në 14 maj të votojnë kandidatin Fisnik Qosja, i cili sipas tij do të jetë aty për qytetarët.
Para demokratëve ai sulmoi kandidatët e PS, duke thënë se nuk kanë program për qeverisjen lokale, por sipas tij duan të “pushtojnë” Bashkitë për të vjedhur taksat e qytetarëve.
Berisha i bëri thirrje kryeministri Edi Rama që të votojnë nesër ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve, por edhe kjo sipas tij është një tjetër mashtrim i kryeministrit.
Berisha: Në këto 30 vite Kavaja ishte e para që u çlirua me gjakun e Josif Budës.Kavaja do të qëndroj në krye të fitores edhe kundër këtij monizmi të ri. Ju jeni faktuar si njerëz me vlera dhe besime të palëkundura. Sot po përballemi me pushtimet e këtij regjimi, ata që i plaçkitin qytetaeë e tyre dhe askush nuk ka plaçkitur më shumë se regjimi i Ramës.
Ai po plaçkit pronat e pasuritë e shqiptarëve. Në këtë fushatë ne bëmë gjithçka që të rivendosimn qytetarin në piedestalin që e meritojnë. Fisnik Qosja është i votuari i juaj. Ju keni parë rivalët e tyre që fshihen si miu dhe nuk guxojë të ballafaqohen me qytetarët dhe nuk guxojnë të vijnë në studio që të debatojnë. Rama nuk vjen dot të dalë para jush së bashku me mua sepse ka 8 vite, që u ka vjedh shqiptarëve 200 mln euro. I pangopur, të firmosë 400 mln euro për djegësat që nuk ekzistojnë, të firmosë kontratën për Portin e Durrësit etj.
Tani del para jush me gjuhën e një halabaku, duke dëshmuar se del para jush me një fjlaor rruge, duke dëshmuar se nuk ka pikë respekti për qytetarët. Së dfyti do me cdo kusht që të zhurmojë vejdhjet e tmerrshme që u ka bërë këto vite, do që ta kalojë me tallava dhe gaz varfërinë që iu ka dhënë këto 8 vite. Ai përdor mashtrimin, u zotuar se do të bëjë rritje të madhe rrogash, e ftoj sërish nesër hajde që të votojmë ligjin e rrogave e pensioneve, por ti je një hajdut dhe mashtrues, anti-shqiptar.
Ti je një pushtues i përçudnuar. Tërhiqe ekipin e hajnave që ke sjell këtu. Erion larg duart nga Kavaja. Kavaja nuk shitet e nuk bblihet kurrë, është vendi i burrave dhe grave me virtyte. Me 14 maj do firmosë ndryshimin. Edi Ramën e pret miku i tij, McGonigal, ai do të shkojë në burg me Mcgonigal, Rama është kryekrimineli i votave, kryhajduti i vendit.