Të gjitha i kisha menduar por skenen që gjeta sot në korridorin e Kuvendit jo.
Ishte befasuese, e pazakonte, gjenuine dhe spontane. Tek shkallet e brendshme ç’të shihje, ishte krijuar një kor që e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj që i kishte marre tek kafja.
Ata po kendonin këngen që rapsodet popullore nga Dukagjini i kushtuan Elises.
Në rreshtin e parë ishte Klotilda, Blerina, Mimi di Puccini, Debora dhe Edona te cilat me patos limonin vargjet e para “lulzoi fusha lulzoi mali o në Shkoder erdhi Spiropali” dhe në një rresht me siper ishin burrat zë trashë Nasipi, Fadili, Kollçaku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet ” por si Shota e Daradanise me i dhene drejtim
Bashkise”! Braçe bente si orkester notat muzikore tring tring tring. Majko qe kishte vene dhe një qeleshe malsie në kokë i binte çiftelise sa telat nxirrnin xixa.
Ai i kerkonte Fatmirit të qeronte zërin edhe me. Hyra disi me rropame , Shalsi kafshoi buzet dhe leshoi një shshshtttt qortues. Mora vesh qe po pergatisnin një koncert me kënge nga fushata që t’ja kendonin Babos sapo të jepte myzhdene e rritjes se rrogave.
Ikonomi kishte sjelle nje tave me petulla që kundermonin arome duket per të motivuar kengetaret. Nën ze ju thoshte ju vetem na nderoni , kendoni bukur ,se ju ben halla petulla sa te doni. Aty frymezimi shtohej.
Të gjithë ishim në ankth per fatin e rroges. Pa perjashtim i duan parate qerratenjet. Naaaa ju skuqen syte ju behen prush nga vrigellima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e perqendruar. Një enderr e tmerrshme ja kishte bere gjumin qeder sikur Anila Denaj do kthehej prapë ti zinte vendin. Babo e thirri dy herë dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.
Koleget namuzqare donin ta mbanin mire edhe me opinionin si gjinde qelibar por dhe lekat ti merrnin. Ah firauner firauner.
Syte ju ndrinin kur ndonje si unë fliste hapur na jepni more te uruar rrogen që na takon , jeni te vonuar e të manget zgjidheni qesen.
Një keqkuptim ndezi flaket e ferrit mes mesuesit të estetikes dhe nxenesit mes Dash Sules dhe meje.
Si Akili me Hektorin krejt si vete Titanet e bëmë mejhanen të shkundullohet zemerimi. E filloi me mallkim, ushetiu haram kollaret e shamizat që të mesova ti perdoresh, mos i gezofsh!! Mos hatri i zotit , mos e thuaj atë fjale ju gjegja, jeten merrma shamizen jo.
Arsyeja triumfoi mbi armet dhe puhiza zaptoi shpirtrat tanë lenduar pezmi.
Seanca filloi. Babo me një kostum blu të hapur erdhi dhe bënte muhabet shtruar me Belen e cili buzeqeshte nën pushtetin e kenaqesise ndersa të tjeret i vadiste toku me ndonjë llaf të cilit i gezoheshin si ujit të paket. Niko priste me kafen në dorë pa ç’pa e piu vetë.
Foli Babo e u betua do e bej ketë vend Xhehnet more laneter që ma plaset shpirtin, do rris rrogat , do u jap edhe ju ca grosh mgjs nuk i meritoni. Ulem koken ne që të mos e zemeronim e psheretimë bereqavers ! Tao , Etilda dhe Toni shikonin ketej si per të na thëne e shihni “Babo e zgjidhi qesen, Babo është i mirë dhe i dlirë, Babo na ka xhan ai na bën derman”. Kur fap Babo tha po te jete per mua bëj amendament dhe pas një viti ti merrni!
Pame andej unë, Jorida, Gazi, Dhurata , Saimiri nga të majtet Babo në sy kishim fjalet qenka shpirtkazem, na bëri gjakun ujë i paudhi, duam lekët tona duam lekët tona thirrem dhe lotet gati kishim në cep te bebzave.
Babo iku. Pllakosi heshtja e merzia. Ishte mbyllur në një zyrë. Dergatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin çdo bësh me lekat që do marresh shtese?
Ai paskesh thënë do blej cd me kënget e Tezes dhe Termetit kenduar lendinave e kushtuar ju që ti shperndaj. Nuk e kishte bindur shume.
Po këtë pyetje Çyrbes ? ” Ai “Babo mos na jep lek hiç, çi duam leket, ti shyqyr që nuk na merr e të shohim gratis, por meqenese ke bere kabull do gjej nuse se kush me merrte me rroge aq te vogel” ! Babo krojti mjekrren e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyrë per të ditur çfarë mendon Damua.? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do ja çoj Ditmir Bushatit shtesen se nuk e fut doren ne xhep kurrë e ti jap një shans me u be kavalier, kesisoj ha më shumë e flet me pak kunder teje.
Ulsiu ishte më i qartë ! Edhe pse jam si zog dreqit do blej rroba sportive e çorape të kuq që të ngjaj!! Mirë mirë i tha ai po eleganca nuk është çeshtje mbulesash. E di mor burre tha Ulsushi po avash avash. Çuçi ishte më origjinal dhe e la pa fjale kur ai e pyeti he mo do kurosh mjekrren ” jo mër shef i tha do ble do shama se i kam dobësi qysh i vogel se po behem kaps me byreke”.
Trokiti Debora ” hë moj bijë ça do blesh me leket e shteses? Babo Babo une nuk dua para , dua të me kesh xhan dhe të me lesh ministre sa më gjatë se me pelqen te rri aty siper dhe ta shoh Boten nga lart. Ik Ik or dreq i tha ai.
Nejse pas shumë lutjesh e qarjesh e vuri doren në zemer.
Salianji me preokupoi shumë. Ishte meditav fjalë pak e nostalgjik. Dhe per habi fliste vetem mirë, burrë i mirë ky, grua e mirë ajo ! E pyeta ne ka temperature por jo nuk kishte. Allah allah thashe po rrezikon të behesh shpirt njeriu mor evlat.
Jorida dukej si ulliri i paqes per nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndejem në kafe pa e pirë atë. Gaz Bardhi qe është edhe Papë edhe Perandor me foli si dikur motit me njerzillek e qashtersi , sikur u pendova që jam treguar kurrnac me të se jam i ndjeshem e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe Lindites kishte mbetur si jetim, as i hahej as i pihej ndonese ne gezonim per mexhitet. Ai si kali i Skenderbeut per të zonte perlotej per mungesen e Lindites. Ç’ke i thoja!? Ja ketu ke Babon ! Unë jam i krishtere tha , kam trinine e shënjte Babo Gramo dhe Lindita. Nuk është njëri bie në zali.
Fatmir Mediu prapë me ndenji rënde me ndeshkoi me dy shikime të vengerta dhe si Lider me la të pres e vetendeshkohem në ankth. Arben Pellumbi me pa si triumfator ! E kupton tha qe besimi i patund nuk te le ne balte, ndaj nuk e njoha friken kur ktheheshim me Balone nga Italia. E sheh mor gojeprishur që Babo na qiti në Selamet.
Tigrushi ishte ngjallur se vdekurish. Kishte pyetur eshte ne qejf Babo? Eshte i thane dhe erdhi. Me pergezoi per fjalen në Kuvend dhe me hodhi një romuz që bëra sikur nuk e kuptova. Meria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e bën njeri. Margeriti ishte aq mbi re sa nuk dukej. Mungesa e Gertes me shkaktoi mall diten kur leket binin mbi ne si shi !! Mund te na binte ndonje hata nga gezimi e ajo nuk ishte aty të na bente gjilpera me heqimet që ka nën hyqem. Dikush tha Etilda do bëhet prape ministre. Ajo iku si djalli nga temjani pat frikë ta degjonte. Dy gezime në një ditë janë shumë. Në fund pasi miratuam ligjet kenduam “bjeri kavallit ti barku jëm si bilbili që kendon në gem”! Ishallah Tao nuk na kerkon perqindje per lobimin që bëri.