Denald Grymshi, një 24 vjeçar nga Tirana, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kuçovë. Pak para mesnate, rreth orës 23.30, ky shtetas ka mbërritur i plagosur në spital, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Denald Grymshi është sjell në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, kanë bërë të mundur identifikimi dhe shpalljen në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve:
- Ledio Serdari, 22 vjeç, banues në Kuçovë
- Albion Thoma, 22 vjeç, banues në Kuçovë
- Vasil Prendi, 23 vjeç, banues në Kuçovë
- Arben Tabaku, 23 vjeç, banues në Kuçovë
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Denald Grymshi. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat:
Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjeksore në spital.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.