MENU
klinika

Çalhanoglu realizon një eurogol

“Tërmet” 6 ballë, Interi masakron Veronën!

03.05.2023 - 23:09

Interi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Verona të mërkurën mbrëma, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit italian. Interi fitoi me rezultatin 6:0. Adolfo Gaich i Veronës shënoi autogol në minutën e 31-të.

Më pas, Hakan Calhanoglu shënoi gol të bukur në minutën e 36-të, ndërsa një minutë më vonë, Edin Xheko shënoi për rezultatin 3:0 në pjesën e parë. Lautaro Martinez e thelloi rezultatin në minutën e 55-të. Xheko pas një ore lojë realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të pestin për Interin.

Golin e dytë personal dhe të fundit në këtë ballafaqim e shënoi edhe Martinez, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Interi me këtë fitore mbetet në pozitën e katërt me 60 pikë, dy më shumë se Atalanta, Milani dhe Roma. Verona në luftë për të siguruar mbijetesën në këtë sezon ka 27 pikë në pozitën e 18-të.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin