Premier League e futbollit në Angli është në javën e 37-të. Në 13:30 kanë nisur përballjet në ishull, me Tottenhamin që humbi 1-3 me Brentfordin në “Hotspur Stadium”. Të parët kaluan në avantazh vendasit me Kane, teksa miqtë që në stol kishin Strakoshën përmbysën në pjesën e dytë dhe shënuan tre herë. Sot në 16:00 luhen katër sfida të tjera, teksa në 18:30 Nottingham luan me Arsenalin.
Në “Hotspur Stadium” në Londër, Tottenham humbi 1-3 me Brentford për javën e 37-të të Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Harry Kane. Kapiteni shkëlqeu nga goditja e dënimit, duke çuar peshë stadiumin me një gol për kornizë. Miqtë u zgjuan në të dytën, teksa gjetën dy gola të shpejtë me Mbeumo në minutat 50 dhe 62. Në të 88 minutë ishte Wissa që dërgoi shifrat në 1-3, për t’i dhënë tri pikë Brentford dhe lënë jashtë Champions League skuadrën e Spurs. Portieri i Kombëtares, Thoma Strakosha qëndroi në stol për Brentford.
Premier League – java 37-të:
Tottenham 1-3 Brentford
16:00
Bournemouth – Manchester United
Fulham – Crystal Palace
Liverpool – Aston Villa
Wolves – Everton
18:30
Nottingham – Arsenal