Pas 5 orësh i shoqëruar në ambientet e komisariatit të Shkodrës është liruar Arvit Bushati, nënkryetari i FRPD-së.
Në një deklaratë për mediat ai e ka quajtur këtë sulm dhe presion ndaj përfaqësuesve të PD-së në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Bushatit ishte një ndalim i pabazuar në procedurë. Gjithashtu ka dënuar me forcë qasjen e forcave të rendit me politikën.
“Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë. U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.
Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.