MENU
klinika

Humbën rrugën për shkak të mjegullës

U ra sipër orteku, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve në Valbonë

10.05.2023 - 09:49

Trupat e dy turisteve që humbën jetën ditën e djeshme në Valbonë janë gjetur. Mësohet se trupat e pajetë të Baets Myrthe dhe Joanna Blocaille janë nxjerrë nga humnera ku ranë. Dy turistet ranë në nga një lartësi e thepisur teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë.

Dy vajza ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën që është ende e pranishme në kërë zonë. Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë. Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN